Mazrekaj: Ndihem më i fortë se 4-5 vite më parë, te Laçi jam i qetë!

Mazrekaj: Ndihem më i fortë se 4-5 vite më parë, te Laçi jam i qetë!



Mentor Mazrekaj ishte njeriu i ndeshjes në sfidën që Laçi fitoi ndaj Tiranës, teksa me atë gol fantastik i dha tre pikë të arta Laçit. Në intervistën për Supersport, Mazrekaj komentoi edhe raportet me trajnerin Shpëtim Duro.

Lider te Laçi – Po më vjen shumë mirë që kam këtë ecuri. Ishalla do Zoti ecim kështu.

Më mire sot te Laçi se te Partizani dikur – Është e vërtetë. Duro më ka dhënë një energji. Ato gabime në të kaluarën nuk i bëj më. E ndiej veten më mirë tani se atë kohë. Jam më i qetë sot.

Laçi – Mendoj se skuadra ka ecur mirë, përveç disa difekteve të vogla. I dominojmë rivalët, por mbase ekipi kishte nevojë për futbollistë që ta merrnin përdore.

Portieri i Tiranës Bekaj, njohje e vjetër – Kam luajtur me Visarin një vit te Prishtina. Për momentin, është portieri më i mirë në Shqipëri.

Pozicioni – Nuk jam sulmues tipik. Mundohem të jem urë lidhëse mes mesfushës dhe sulmuesve. Aty pas sulmuesve më preferon Duro.

Emocion që shënoi ndaj Tiranës – S’jam shumë tip që emocionohem nga ndeshjet. I marr të gjithë njësoj”, përfundoi futbollisti i Laçit, Mentor Mazrekaj.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us