Haradinaj-Stublla: Kosova ka shumëçka të mësojë nga Maqedonia e Veriut për rrugëtimin drejt NATO-s


Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka takuar sot ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Haradinaj-Stublla ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë raporte të shkëlqyera.

“Kosova ka shumëçka të mësojë nga Republika e Maqedonisë së Veriut për rrugëtimin e tyre në NATO dhe bashkëpunimi në këtë fushë do të jetë me interes për ne, si shtet aspirant për të qenë anëtar i plotë në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Postimi i plotë:

Kosova ka raporte të shkëlqyera me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe është e interesuar për raporte të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit.

Këtë mesazh përcolla sot, në takimin e parë zyrtar me Ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, znj. Shpresa Jusufi, të cilës i urova mirëseardhje e suksese në punën e saj në Republikën e Kosovës.

Dy vendet tona kanë mundësi të mëdha për bashkëpunim ekonomik, politik, në fushën e arsimit e kulturës, për të cilat do të punojmë së bashku me Ambasadoren e nderuar znj. Jusufi.

Kosova ka shumëçka të mësojë nga Republika e Maqedonisë së Veriut për rrugëtimin e tyre në NATO dhe bashkëpunimi në këtë fushë do të jetë me interes për ne, si shtet aspirant për të qenë anëtar i plotë në të ardhmen. 

Image

 



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us