Atletico nuk di të ndalet, ndaj Valencias vjen fitorja e 7-të rresht!

Atletico nuk di të ndalet, ndaj Valencias vjen fitorja e 7-të rresht!



Atletico Madrid vijon ecurinë perfekte në La Liga dhe shkon sërish në +7 pikë avantazh nga Reali i Madridit i vendit të dytë. Los Colchoneros mposhtën në Wanda Metropolitano me përmbysje, me rezultatin 3-1 Valencian duke regjistruar fitoren e 7-të rresht në La Liga. Serbi Uros Racic kaloi në epërsi Valencian pas 11 minutash lojë, por reagimi i Atleticos erdhi shpejt me portugezin Joao Felix që barazoi shifrat në minutën e 13-të. Në pjesën e dytë për t’i dhënë avantazhin Atleticos mendoi i përhershmi Luis Suarez ndërsa fitoren e Los Colchoneros e vulosi argjentinasi Angel Correa. 47 pikë, 7 më shumë se Reali i vendit të 2-të me një ndeshje më shumë për të luajtur janë statistika që tregojnë për sezonin fantastik që po zhvillon Atletico, me titullin kampion që duket një mision mëse i arrtishëm në këtë sezon.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us