Vrasja në Durrës, gazetarja jep detajet: Autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi, pati të shtëna të vazhdueshme – Balkanweb.com

Vrasja në Durrës, gazetarja jep detajet: Autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi, pati të shtëna të vazhdueshme – Balkanweb.com


DURRËS

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb detaje të reja nga vrasja e pasdites së sotme në Durrës.

Mësohet se viktima Jetmir Begu që ka ndryshuar emrin në Ilir Kuçi, është vrarë me breshëri kallashnikovi, madje sipas dëshmitarëve okularë ka pasur të shtëna të vazhdueshme.

Për shkak të shiut të madh dhe zonës periferike autorët janë larguar nëpër errësirë teksa Policia po bën krehjen e zonës.

Nga ana tjetër ka pasur disa dëshmitarë okularë të cilët janë shoqëruar menjëherë në Polici, dhe nuk janë të pakët në numër.

Sa i përket viktimës, nuk ka ende informacion mbi të shkuarën e  Jetmir Begut, ndërkohë që ai ndërroi jetë pak minuta pasi mbërriti në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us