E pabesueshme, Sadiku largohet nga Erzurumspori dhe shkon në … Bolivi

E pabesueshme, Sadiku largohet nga Erzurumspori dhe shkon në … Bolivi



Kapërcim i pabesueshëm në karrierën e Armando Sadikut. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, sikurse njoftohet nga mediet turke, ka prishur me konsensus kontratën me Erzurumsporin, pasi nuk arriti të përshtatej dhe të linte gjurmë gjatë gjashtë muajve të parë të sezonit në Ligën e Parë të Turqisë, për ta vijuar karrierën në një kontinent tjetët. Duket e pabesueshme, por 29-vjeçari, sipas lajmeve që vijnë nga Amerika Latine, do të jetë pjesë e Club Bolivar, në Bolivi.

Vëtë klubi në fjalë ka postuar një kolazh pamjesh në Twitter me golat e Sadikut, për të treguar se çfarë sulmuesi cilësor ka arritur të sigurojë.

“Mirëserdhe, Armado Sadiku! Sulmuesi i fuqishëm 29-vjeçar, i cili ka shkëlyer në ligat kryesore të Europës ka shënuar më shumë se 100 gola në Spanjë, Zvicër, Poloni dhe Turqi.  Është i pari shqiptar që vjen në Bolivi! Përgatitemi për 100 vjetorin e FK Bolivarit!”, shkruan presidenti i Bolivarit, Marselo Klaur rreth afrimit të Armando Sadikut.

 

 





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us