Vonesat e vaksinës/ Ndalohet imunizimi në shumë vende evropiane

Vonesat e vaksinës/ Ndalohet imunizimi në shumë vende evropiane


Vaksinimi në disa pjesë të Evropës është ngadalësuar dhe në disa raste është ndalur krejt për shkak të reduktimit të furnizimeve me vaksinën e Pfizer dhe Biontech.

Kompania farmaceutike amerikane tha se është detyruar të ndërpresë furnizimet përkohësisht në një kohë kur rastet në shumë vende evropiane rriten. Gjermania ka arritur kuotën e 50 mijë viktimave dhe Spanja ka parë shifra rekord infektimesh. Italia dhe Polonia kanë kërcënuar me aksione ligjore pas reduktimit të vaksinave.

Duke reaguar ndaj vonesave, kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se BE duhet të mbajë një pjesë të përgjegjësisë pasi po vonon miratimin e vaksinës së Oxfordit dhe Astrazeneca-s që pritet në fund të javës së ardhshme. Hungaria, ka arritur një marrëveshje me Rusinë për të blerë sasi të mëdha të vaksinës ruse SputnikV edhe pse ajo nuk është miratuar në BE. Në Itali, vaksinimet kanë rënë nga 80 mijë në ditë në një mesatare prej 28 mijësh, të shtunën e kaluar.

Disa rajone kanë parë 60 për qind rënie të dozave. Gjermania, ku Biontech e ka qendrën, ka disa lande që kanë mungesë vaksinash me North Rhine Westphalinë në perëndim që ka ndaluar vaksinimet në spitale dhe në shtëpitë e kujdesit. Dhënia e dozës së dytë po vazhdon por disa qendra për personat mbi 80 vjeç nuk do të hapen deri muajin e ardhshëm. Në Madrid po ashtu është ndalur përkohësisht vaksinimi i personelit shëndetësor pasi autoritetet thonë se kanë marrë vetëm gjysmën e dozave të pritshme.

Rumania ka paralajmëruar se rezervat e vaksinës do të zerohen në fund të javës së parë të shkurtit ndërsa qeveria ceke ka paralajmëruar se reduktimi i shpërndarjes ka shkaktuar vështirësi të mëdha. Polonia në anën tjetër ka parë 50 për qind rënie të numrit të vaksinave të bëra këtë javë. Nëse situata nuk do të kthehet në normalitet muajin e ardhshëm, atëherë Varshava thotë se do të ndërmarrë nisma ligjore.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us