Shkencëtarët gjermanë i bëjnë minjtë e paralizuar të ecin përsëri – Lajmi.net

Shkencëtarët gjermanë i bëjnë minjtë e paralizuar të ecin përsëri – Lajmi.net


22:02 | 21 Janar 2021

Shkencëtarët gjermanë kanë mundësuar që minjtë e paralizuar pas dëmtimeve të palcës kurrizore të ecin përsëri, duke rivendosur një lidhje nervore të konsideruar deri më tani e pariparueshme tek gjitarët, duke përdorur një proteinë të injektuar në tru.

Dëmtimet e palcës kurrizore tek njerëzit, zakonisht të shkaktuara nga sportet apo aksidentet, i lë ata të paralizuar sepse jo të gjitha fijet nervore që bartin informacionet në mes të muskujve dhe trurit, janë në gjendje të rikuperohen.

Por, studiuesit nga “Ruhr University Bochum”, kanë menaxhuar të stimulojnë qelizat nervore të minjve të paralizuar të rigjenerohen duke përdorur atë proteinë, transmeton Lajmi.net. “Në këtë mënyrë, me intervenim të vogël, stimulojmë një numër të madh të nervave të rigjenerohen dhe kjo është arsyeja pse minjtë mund të ecin sërish”, ka thënë kreu i ekipit, Dietmar Fischer për Reutersin.

Ekipi i studiuesve po punon të zbulojë nëse trajtimi mund të përmirësohet në më shumë gjallesa. “Pastaj, nëse punon te ta, ne duhet të sigurohemi se terapia është e sigurt për njerëzit. Por, kjo do të marrë shumë shumë vjet”, ka shtuar ai. /Lajmi.net



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us