Lëvizje misterioze objektesh/ Gruaja e tmerruar zbulon të huajin që jetonte në papafingon e saj prej javësh (Fotot)

Lëvizje misterioze objektesh/ Gruaja e tmerruar zbulon të huajin që jetonte në papafingon e saj prej javësh (Fotot)


Një nënë e re ka zbuluar një të huaj që jetonte fshehurazi në papafingon e saj prej javësh pasi pa që bjektet që zhvendoseshin në mënyrë misterioze në shtëpi.

Monica Green, nga Queensland në Australi, kuptoi se kishte diçka që nuk shkonte kur vërejti se objektet zhvendoseshin herë pas here në shtëpi.

Pak më vonë nëna e tre fëmijëve zbuloi se dhe sistemi i kamerave të sigurisë ishte çaktivizuar.

Fillimisht zonja Green nuk i vuri rëndësi shqetësimeve por u kthye një ditë nga takimi me doktorin e dinte se diçka nuk shkonte.

Kur hyri në shtëpi ajo gjeti kondicionerin e ndezur, derën e pasme të hapur si dhe një pjatë me fileto pule të përgatitur në kuzhinë.

Gruaja menjëherë telefonoi policinë, të cilët zbuluan se hyrja e papafingos së saj ishte e hapur.

Zonja Green i tha gazetës lokale: “Nisa të ndjehem sikur isha në një film horrori. Unë duhet të isha ajo që mbronte fëmijët, por ndjehesha se kisha dështuar”.

Ajo thotë se beson se personi që ishte futur në papafingon e saj kishte vjedhur çelësat dhe mund të hynte lirisht në shtëpi, prandaj tani ka ndryshuar kyçet e dyerve.

Ajo shton më tej: “Çfarë bënte ky person në shtëpinë time kur unë nuk isha aty? A do të zbriste natën të na vriste të gjithëve?”

Policia tha se kishte zbuluar gjurmët e një personi që jetonte në papafingo por ende nuk kanë gjetur askënd.

Jason Milner përfaqësues i policisë së Queensland tha se incidenti ishte “me siguri unik”.