Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se po vazhdojnë negociatat me aleatët dhe shumë shpejt do të ketë një deklaratë nga grupi negociator.
Këto deklarata kreu i PD i bëri mesditën e sotme teksa po hynte në selinë e partisë demokratike.
“Negociatat vijojnë. Do ketë deklaratë nga grupi negociator”, u shpreh shkurtimisht Basha.
Aktualisht grupi negociator i selisë blu i kryesuar nga Edi Paloka, Gazmend Bardhi dhe Alfred Rushaj po vijon negociatat me Partinë Republikane dhe PDIU.
Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi i kanë dërguar në tryezë shifrat e e mbledhura nga historiku i votave për forcat e tyre politike në zgjedhjet e shkuara duke pretenduar më shumë mandate të sigurta në 25 prill.
Etiketa: koalicioni, Lulzim Basha, negociatat