Hipertensioni gjatë shtatzënisë mund të rezultojë në paraqitjen e harresës gjatë viteve të ardhshme

Hipertensioni gjatë shtatzënisë mund të rezultojë në paraqitjen e harresës gjatë viteve të ardhshme


Hipertensioni gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e harresës gjatë jetës.

Studimi i botuar në Neurology, tregoi se gratë e diagnostifikuara me hipertension gestacional apo preeklampsi ishin më të prirura të kenë deficite në memorie 15 vite me vonë shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Studiuesit vëzhguan 596 gra, afërsisht 15 vite pas shtatzënisë.Rreth 18% e grave kishin përjetuar hipertension gjatë shtatzënisë.

Me këtë rast, studiuesit vlerësuan funksionet njohëse te gratë dhe krahasuan rezultatet me gratë tjera që kishin pasur një presion normal të gjakut.

Shumë nga testet zbuluan se kujtesa dhe të mësuarit verbal ishin në nivele të ulëta te gratë që kishin pësuar hipertension gjatë shtatzënisë.

Dr.M.A Ikram, bashkëautor i studimit, ka thënë se ky studim është i veçantë dhe është e rëndësishme të ndiqen pjesëmarrësit e studimit për të vlerësuar nëse hipertensioni ndikon në rrezikun afatgjatë të demencës./GazetaShneta/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us