Virusi britanik s’është aq i rrezikshëm, e kanë dramatizuar – Lajmi.net

Virusi britanik s’është aq i rrezikshëm, e kanë dramatizuar – Lajmi.net


23:03 | 21 Janar 2021

“Rreziku duhet marrë seriozisht, por ai megjithatë është mbi-dramatizuar”, ka thënë të enjten mjeku i kantonit të Bazelit Thomas Steffen.

Mjeku i kantonit të Bazelit Thomas Steffen tërheq vërejtjen kundër “skenarëve të tmerrit” që propagohen lidhur me mutacionin e ri të virusit. Ky variant, sipas një studimi të ri nga Universiteti i Oksfordit nuk është aq ngjitës sa mendohej, shkruan gazeta Tages Anzeiger.

Por, në Zvicër ekziston tashmë një frikë nga virusi i mutuar. Testet masive në St. Moritz dhe në një shkollë fillore në Basel, e cila tani po kalon edhe në mësimin në distancë, janë vetëm pak nga treguesit e kësaj frike.

Aty ku zbulohet mutacioni i koronavirusit në MB, bëhet çdo përpjekje për të izoluar rastet dhe për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të mutacionit b117. Këshilli Federal madje ka justifikuar nevojën për masat e reja që kanë qenë në fuqi që nga e hëna, pikërisht duke u mbështetur në rrezikun nga “varianti shumë ngjitës” i virusit.

“Rreziku duhet marrë seriozisht, por ai megjithatë është mbi-dramatizuar”, ka thënë të enjten mjeku i kantonit të Bazelit Thomas Steffen në “Tages Anzeiger”. Specialisti i mjekësisë parandaluese konsideron se numri i rasteve do të vazhdojë të bjerë në javët e ardhshme, që do të thotë se virusi i mutuar vështirë se do të arrijë masën kritike të nevojshme për të ngarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor deri në kufijtë e tij të kapacitetit, transmeton albinfo.ch. Alarmizmi nuk ka vend këtu!

“Kjo mund të shkaktojë lodhje tek njerëzit, gjë që provokon tension të padëshiruar dhe kundër-reagime”, paralajmëron Steffen.

Inkurajimi i të dhënave të reja nga Anglia

Në fakt, numrat më të fundit të infeksioneve nga Anglia janë inkurajues. Po ashtu, një studim i ri nga Universiteti i Oksfordit, i cili ka bërë për herë të parë vlerësimin e të dhënave PCR , arrin në përfundimin se varianti i ri ka më shumë gjasa të jetë 35 për qind më ngjitës (se “i vjetri”) sesa 70 për qind, siç ishte paralajmëruar fillimisht.

Steffen nuk vë në dyshim shtrëngimin e masave, të vendosur pak ditüë më parë nga Këshilli Federal, por thotë se mungon klasifikimi në komunikimin me autoritetet, përcjell albinfo.ch. Ai vetë është “optimist i matur”.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us