Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ruzhdi Kurtishaj ka premtuar se në Kuvendin e ri të Kosovës, të dalë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, do të angazhohet fuqishëm për përfaqësimin e sektorit privat në hartimin e strategjive zhvillimore.
Duke qenë një emër që zëri i tij u dëgjua dhe puna e tij përherë pati sukses, Kurtishaj thotë se do të jep kontributin e tij në grupin punues për ndërtimin e strategjisë për Zhvillimin e turizmit nacional me donatorët e këtij projekti Swiss Contact dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
“Sot po jap kontributin tim në grupin punues për ndërtimin e strategjisë për Zhvillimin e turizmit nacional me donatorët e këtij projekti Swiss Contact dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Do të jem zë i fuqishëm i përfaqësimit të sektorit privat në hartimin e strategjive zhvillimore dhe ligjeve”, ka shkruar ai në Facebook.
Ruzhdi Kurtishaj është një nga biznesmenët më të suksesshëm, gjithashtu një nga kontribuuesit më të mëdhenj në promovimin e turizmit.
