Kalimi në Kapshticë i mbyllur deri më 8 shkurt, MEPJ konfirmon vendimin e qeverisë greke në vijim të masave kundër COVID – Balkanweb.com

Kalimi në Kapshticë i mbyllur deri më 8 shkurt, MEPJ konfirmon vendimin e qeverisë greke në vijim të masave kundër COVID – Balkanweb.com


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 08.02.2021, duke konfirmuar kështu lajmin e dhënë më herët nga policia.

Sipas MEPJ, ky vendim i qeverisë greke, ka ardhur në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

“Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar nga ora 06:00, deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).
Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë”, deklaron Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diasporës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us