Egzistojnë disa ushqime që ju ndihmojnë të keni dhëmbë të fortë dhe të shëndetshëm.
Mollat, qumështi, jogurti janë vetëm disa nga ushqime/pije që ju ndihmojnë të keni dhëmbë të fortë dhe të shëndetshëm shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Qumështi: Qumështi është një burim i pasur i kalciumit, që forcon kockat dhe dhëmbët.Poashtu, ai përmbanë vitaminë C dhe vitaminën D të cilat ndihmojnë në forcimin e dhëmbëve dhe mishrave.
Jogurti: Ashtu sikurse qumështi edhe jogurti është i pasur me kalcium.Duke qenë një burim i mirë i kalciumit, jogurti mund t’i bëj dhëmbët tuaj më të fortë dhe më të shëndetshëm.
Çaji i gjelbër: Është një burim i pasur i antioksidantëve dhe mund të jetë shumë i dobishëm për dhëmbët tuaj.
Uji: Uji ju ndihmon në pastrimin e grimcave të ushqimit.
Mollat: Mollat pastrojnë mishtrat e dhëmbëve dhe janë të pasura me fibra dhe ujë./GazetaShneta/