Drake i nënshtrohet operacionit, jep lajmin e keq për fansat (Fotot)

Drake i nënshtrohet operacionit, jep lajmin e keq për fansat (Fotot)


Reperi i njohur, Drake ka njoftuar shtyrjen e albumit të gjashtë me titull “Certified Lover Boy”.

Kjo për shkak të një dëmtimi serioz në gju dhe pas operacionit që ka bërë.

“Kisha planifikuar të publikoja albumin tim këtë muaj, por midis operacionit dhe rehabilitimit energjia ime i ishte kushtuar shërimit. Jam i bekuar që jam përsëri në këmbë duke u ndjerë shkëlqyeshëm dhe i përqendruar në album, por CLB nuk do të lacohet në janar”, shkroi Drake në rrjetet sociale.

Ai tha se projektet e tij të reja do të publikohen së shpejti.