Zidane: Eliminim që dhemb, por jo i turpshëm!

Zidane: Eliminim që dhemb, por jo i turpshëm!



Zinedine Zidane nuk e bën dramë eliminimin e Real Madrid nga nga raundi i 1/8-ave i Kupës së Mbretit nga skuadra e kategorisë së tretë Alcoyano që edhe pse me 10 lojtarë mposhti me rezultatin 2-1 Los Blancos pas kohës shtesë. Në intervistën pas ndeshjes numri 1 i stolit të Realit e cilësoi si të dhimbshëm këtë eliminim por jo të turpshëm, pasi në futboll ka shumë të papritura dhe shumë surpriza. Zidane dha një përgjigje edhe në lidhje me besimin që kanë futbollistët e tij tek ai.

“Të gjitha humbje janë të dhimbshme. Sa mua dhe as lojtarëve nuk na pëlqen humbja. Po luanim kundër një skuadre të Segunda B dhe duhet të kishim fituar, por ky nuk është një turp. Mund të ndodhë. Janë gjëra që ndodhin në karrierën e një lojtari. Është e vështirë, por ne nuk do të çmendemi. Do mundohemi të punojmë më shumë. Unë jam trajneri i ekipit dhe përgjegjësia është e imja. Do e pranoj. Ajo që duhet të ndodhë, do të ndodhë. U përpoqëm dhe mendoj se lojtarët dhanë gjithçka në fushë. Kishim raste shënimi dhe nuk i shënuam e ndodhi ajo që ndodhi. Në futboll duhet të shënosh. Portieri i tyre bëri disa pritje dhe u duk sikur goli i dytë s’donte të hynte. Është moment i vështirë, jemi jashtë Kupës së Mbretit, por lojtarët u përpoqën. A kanë besim te mua lojtarët? Mendoj se po. Pyesni ata. Kemi bërë gjëra të mira, edhe pse më pak kohët e fundit. Tani të mendojmë për La Liga dhe Champions League”, përfundoi Zidane.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us