• July 30, 2021
 Shala takohet me Kuçin, ja për çfarë biseduan – Epoka e Re


Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, është takuar me nënkryetarin e kësaj partie, Hajredin Kuçi.

Me këtë rast, Shala ka thënë se bisedat me Kuçin gjithmonë janë frymëzim dhe se mendimet e tij të thella “na bëjnë të jemi më të urtë e më të mençur”.

“Një kafe me nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, prof. dr. Hajredin Kuçin. Bisedat me Hajrën gjithmonë janë frymëzim; mendimet e tij të thella na bëjnë të jemi më të urtë e më të mençur. Kultura dhe veprimi intelektual, si dhe vizioni politik e filozofik, e bëjnë Hajredin Kuçin një personalitet që Kosovës i duhet në çdo kohë. Gjatë procesit të gjatë e të mundimshëm të shtetndërtimit shpesh mbi ne ranë shumë orë të liga, por fjalët dhe mendimet largpamëse të Hajredin Kuçit u bënë dritë dhe shpresë. Kosova dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të bekuar që e kanë Hajredin Kuçin!”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us