Pozicionet e gjumit që do të lehtësojnë dhimbjet e periodave – Lajmi.net

Pozicionet e gjumit që do të lehtësojnë dhimbjet e periodave – Lajmi.net


12:53 | 21 Janar 2021

Zbuloni cili është pozicioni në të cilin duhet të flini që të lehtësoni dhimbjet e periodave, sepse të gjithë e dimë se mund të jenë shumë të padurueshme nganjëherë.

A janë duke iu penguar periodat me gjumin? Epo shumica përballen me këtë problem, shkruan lajmi.net.

Edhe femra të rritura, do të qajnë si një fëmijë nga dhimbjet e periodave dhe askujt nuk i pëlqen të zgjohen në një pishinë me gjak në shtratin e tyre.

Kualiteti i gjumit bie dukshëm gjatë kohës që një femër është në periodat e tyre sepse gjumi është i parehatshëm dhe ndërpritet vazhdimisht nga dhimbjet.

Gjumi do të ndikohet nga periodat për disa arsye, ato përfshijnë kokë-dhimbjet, dhimbjet e gjoksit, të përziera dhe diarre, depresion, ankth dhe ndryshime hormonale që do të ndikojnë në të gjitha proceset tona fizike e jo vetëm gjumin.

Këto janë disa pozicione që do të lehtësojnë dhimbjet e periodave dhe do ta bëjnë më të lehtë që ju të flini.

Poza e fetusit – Në këtë mënyrë, trupi e ka më të lehtë të ngrohet nga qarkullimi i gjakut.
Poza e fëmijës – Kjo pozë ndikon që gjaku të qarkulloj më mirë në trup dhe qetëson dhimbjet.
Për sa më pak rrjedhje gjatë natës, preferohet të fleni në kurriz.
Një banjë e ngrohtë do të ketë efekt shumë pozitiv edhe në disponimin tuaj, edhe në qetësimin e dhimbjeve. /Lajmi.net/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us