Man.United “fluturon” në krye falë dyshes Cavani-Pogba!

Man.United “fluturon” në krye falë dyshes Cavani-Pogba!



Manchester United  konfirmon momentin pozitiv që po kalon duke triumfuar në transfertën londineze ndaj Fulham, sfidë e vlefshme për javën e 18-të të Premier League dhe pas 19 raundesh kryeson renditjen me 40 pikë. Një sukses me përmbysje me shifrat 1-2 ai i skuadrës së Solskjaer që e pa veten shumë shpejt në disvantazh teksa Lookman pas 5 minutash kaloi Fulham në epërsi. Por Edinson Cavani i aktivizuar titullar nga trajneri norvegjez shënoi në minutën e 21-të duke barazuar shifrat dhe duke rikthyer qetësinë në radhët e United. Për të nderuar “Djajtë e Kuq” mendoi Paul Pogba që në minutën e 65-të me një goditje nga distanca, i dha tre pikë të arta United-it që mori edhe njëhere tjetër kreun e renditjes me 2 pikë më shumë se Manchester City dhe Leicester, por duhet theksuar që skuadra e Guardiolas ka zhvilluar një ndeshje më pak.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us