Lider tek Espanyoli, ja shifra që kërkojnë katalanasit për Keidi Baren!

Lider tek Espanyoli, ja shifra që kërkojnë katalanasit për Keidi Baren!



Fillimi i aventurës me Espanyolin nuk ishte më i miri i mundshëm për Keidi Baren, i cili fillimisht vuajti disa probleme burokratike ndërsa më pas një dëmtim që e mbajti jashtë për disa ndeshje. Por në një kohë shumë të shkurtër mesfushori kuqezi jo vetëm që është aktivizuar rregullisht, por është kthyer edhe në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës katalanase e cila për momentin kryeson Segunda Division me 45 pikë pas 21 ndeshjesh dhe ka shanse të mëdha për t’u rikthyer në La Liga.

Me paraqitjet e mira Bare ka tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme, nga La Liga dhe Serie A, ndërkohë që “La Grada” në Spanjë raporton se çdo klub që e do Baren do të duhet të paguajë jo pak për kartonin e tij.Edhe pse është një nga lojtarët më pak të paguar tek Espanyol, ku përfiton 500 mijë euro në sezon, ai ka një klauzolë largimi që shkon në rreth 10 milion euro. Kështu, klubet spanjolle dhe ato italiane, mes tyre edhe Parma e lakuar, duhet të mendohen mirë para se të trokasin tek Espanyol, klub që pagoi tek Malaga rreth 2 milion euro për ta transferuar. Në këtë sezon Keidi Bare është aktivizuar në 12 takime me Espanyolin mes kampionatit dhe Kupës së Mbretit.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us