Pensioni i janarit rritet për 1,2 për qind në bazë të harmonizimit me rritjen e shpenzimeve për jetesë

Pensioni i janarit rritet për 1,2 për qind në bazë të harmonizimit me rritjen e shpenzimeve për jetesë






Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pensionistët me pensionin e janarit do të marrin pension më të madh në bazë të harmonizimit të pensionit me rritjen e shpenzimeve për jetesë të cilat në gjysmë vjetorin e dytë të vitit 2020 në krahasim me gjysmëvjetorin e parë të vitit të njëjtë arrijnë 1,2 për qind. Rritja e pensionit, thonë nga MPPS-ja, në vlerë nominale arrin 185 denarë në nivel të pensionit mesatar dhe 134 denarë në nivel të pensionit më të ulët.

“Harmonizimi i rregullt ligjit i pensionit bëhet dy herë në vit nga 1 janari dhe 1 korriku sipas përqindjes së rritjes së indeksit të shpenzimeve të jetesës, që siguron ruajtjen e vlerës ekonomike dhe fuqisë blerëse të pensionit. Duke filluar nga viti 2019 krahas harmonizimit të rregullt parashikohet edhe harmonizim shtesë në rast se prodhimi bruto vendor në vitin paraprak ka rritje reale më shumë se 4 për qind”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Krahas këtyre dy mënyrave të harmonizimit të vitit 2020 mbi bazë të vendimit nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të bëhet edhe edhe një harmonizim shtesë kur ka rritje të pagës minimale në vitin vijues për më shumë se 15 për qind dhe rritje të pagës mesatare për më shumë se 5 për qind.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us