Mandzukic: Milan, mos u shqetëso, jam gati! Unë kafshë si Ibra

Mandzukic: Milan, mos u shqetëso, jam gati! Unë kafshë si Ibra



Mario Mandzukic u prezantua të martën si futbollist i Milanit dhe gjatë pasdites zhvilloi seancën e parë stërvitore nën drejtimit e Stefano Piolit. Edhe pse është ndalur që nga muaji korrik, kur prishi marrëdhënien me Al-Duhail, sulmuesi kroat u duk se ishte në gjendje të shkëlqyeshme fizike.

Pavarësisht se kanë kaluar shumë muaj pa ndeshje zyrtare, Mandzukic kurrë nuk e ka ndaluar stërvitjen dhe në të vërtetë, siç pranoi vetë në mikrofonat e kanalit zyrtar të klubit, ka punuar shumë për të qenë i gatshëm dhe në formë optimale për “Djallin”.

“Kam punuar shumë për të merituar ftesën nga Milani. Kush më njeh e di se sa jam stërvitur për t’u rikthyer të luaj në një ekip të madh. Milani nuk duhet të shqetësohet, unë jam gati ”.

Rezultatet e testeve të kryera kanë zhdukur të gjitha dyshimet e mundshme. Mandzukic jo vetëm që po bën mirë, por ai tashmë është i gatshëm të japë kontributin e tij edhe në ndeshje. Vetë SuperMario po pret me padurim të rifillojë dhe tashmë e sheh veten në fushë përkrah Zlatan Ibrahimovic.

“E kam ndjekur Zlatanin që kur ishte shumë i ri, jam i lumtur që luaj në të njëjtin ekip me të. Të dy jemi të uritur për fitore, mendoj se do të bëjmë shumë mirë së bashku. Ai është akoma një kafshë dhe i tillë do të përpiqem të jem dhe unë.”



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us