Këto janë disa nga efektet anësore të vaksinës anti covid

Këto janë disa nga efektet anësore të vaksinës anti covid


Në shumë vende mbarë botës ka filluar aplikimi i vaksinës anti covid.

Fillimisht, vendet kanë hartuar një plan në të cilin personat me rrezikshmëri të lartë të infektimit me Covid-19 do të kenë përparësi për të marrë vaksinën shkruan Mirror, transmeton GazetaShneta.

Në Britani, vaksinimi ka filluar tek të moshuarit, banorët e shtëpive të kujdesit dhe stafi i tyre, si dhe punëtorët shëndetësore të NHS.

Si të gjitha vaksinat, edhe vaksina anti covid mund të përcjell shqetësime apo ndonjë efekt të mundshëm anësor.

Këto efekte janë ndarë në tre grupe kryesore: shumë të zakonshme (prek më shumë se 1 në 10 persona), të zakonshme (prekin 1 në 10 persona) dhe të pazakonshme (prekin 1 në 100 persona).

Në grupin e parë përfshihen simptoma të tilla si: lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskulore, ethe.

Në grupin e dytë përfshihen simptoma si: ënjtje, skuqje dhe vjellje.

Në grupin e tretë përfshihen: shenja të zgjeruara të nyjeve limfatike dhe në përgjithësi nuk ndiheni mirë me shëndetin tuaj.

Në raste të tilla, kontaktoni mjekun tuaj në lidhje me gjendjen shëndetësore./GazetaShneta/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us