Basha cakton Xhelal Mziun drejtues politik në Qarkun Dibër


Xhelal Mziu është caktuar si drejtues politik i Qarkut Dibër nga Partia Demokratike.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë PD për Gazetën MAPO, ndonëse nuk është bërë ende zyrtare nga selia blu.

Dibra rezulton një nga qarqet më problematike të zgjedhjeve të shkuara, ku përgjimet e dosjes 184 kanë nxjerrë zbuluar shit-blerjen e votave nga zyrtarë të lartë lokal.

Kujtojmë se pak më herët u zyrtarizua dhe Edmond Spaho në krye të qarkut të Korçës, si dhe Mark Marku në krye të qarkut të Lezhës.

Në këtë mënyrë ky proces i Partisë Demokratike po shkon drejt finalizimit, por ajo që ngjallë më shumë kureshtje është kush do të jetë emri që do të udhëheqë PD-së në qarkun e Tiranës.

Deri më tani Basha ka përzgjedhur drejtues politik në qarqet:

Durrës – Edi Paloka
Elbasan – Gazment Bardhi
Vlorë – Bujar Leskaj
Fier – Enkelejd Alibeaj
Shkodër – Helidon Bushati
Dibër – Xhelal Mziu
Korçë – Edmond Spaho
Lezhë – Mark Marku

Priten edhe 4 qarqet e fundit për të konfirmuar drejtuesit politikë të PD, Tiranë, Berat, Kukës dhe Gjirokastër.

22


Etiketa: , , , ,




Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us