Ushtria e Guatemalës zmbraps migrantët në kufi – Balkanweb.com

Ushtria e Guatemalës zmbraps migrantët në kufi – Balkanweb.com


Autoritetet e Guatemalës përdorën gaz lotsjellës kundër një karvani migrantësh nga Hondurasi,  thuhet se rrahën disa prej tyre në një përpjekje për t’i ndaluar ata të kalonin nëpër këtë vend për të arritur në SHBA.

Karvani, i cili u nis nga qyteti San Pedro Sula në Hondurasin verior, u përball me forcë të tepruar kur autoritetet e Guatemalës i futën në qoshe migrantët në qytetin kufitar Chiquimula duke përdorur gaz lotsjellës për t’i shtyrë përsëri në kufirin e Hondurasit.

Midis natës së të premtes dhe të shtunës në mëngjes, karvani ishte në gjendje të hynte në territorin e Guatemalës përmes një pike kufitare në Chiquimula, e vendosur 200 kilometra në perëndim të qytetit të Guatemalës. Deri të shtunën, autoritetet lokale kishin ngritur një pengesë për të ndaluar karvanin.

Situata u përshkallëzua kur pengesa e policisë u thye, duke shkaktuar përplasje të dhunshme midis migrantëve dhe forcave të armatosura. Sipas vlerësimeve zyrtare, karvani përbëhej nga rreth 9.000 migrantë. Disa prej tyre arritën të kalonin në Guatemalë para se të ndodhte intervenimi.

“Ju nuk do të kaloni dhe nuk do të shkoni”, tha Guillermo Diaz, drejtori i Institutit të Migracionit të Guatemalës, duke shtuar se më shumë se 20 pika kontrolli u ngritën midis qytetit të Guatemalës dhe kufirit meksikan.

“Është e pamundur që ata të mund vazhdojnë rrugën e tyre. Ata tashmë u përpoqën dhe është e pamundur. Njerëzit që ishin në gjendje të kalojnë tashmë janë arrestuar. Ju ftojmë të ktheheni në atdheun tuaj. Ju ftojmë të kuptoni dhe të mendoni. Nuk është e mundur që ju të vazhdoni”, tha Diaz.

Në tri ditët e fundit, autoritetet e migracionit në Guatemalë zbuluan se mbi 1.383 migrantë nga Hondurasi u kthyen në vendin e tyre derisa përpiqeshin të kalonin Guatemalën. ​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us