Të kthejmë faqe, me Apoloninë s’është opsion barazimi – SuperSport

Të kthejmë faqe, me Apoloninë s’është opsion barazimi – SuperSport


Trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi, foli para medieve për ndeshjen e nesërme me Apoloninë, ku shprehu besim të plotë për kalimin e këtij momenti negativ.

“Kuptohet, e kemi vuajtur pak ecurinë e ndeshjeve të fundit. Ndoshta nuk priteshin këto rezultate, por në futboll gjithçka ndodh. Jam shumë i kënaqur me drejtuesit, pasi më kanë dhënë një mundësi shumë të mirë. Gjithashtu më kanë mbështetur. Jam mësuar të kem presion mbi supe. Lojtarët po më mirëkuptojnë, hapemi me njëri-tjetrin. Duhet të jemi të qetë dhe kështu ka ndodhur. Jam i kënaqur me mënyrën si skuadra po stërvitet dhe ka disiplinë. Në momente krize ndonjë nuk e mbajnë nervat, por lojtarët me eksperiencë po ndihmojnë. Mendojmë se e kemi mundësinë ta kthejmë faqen. Në këtë ndeshje duhet të marrim maksimumin, nuk kemi çfarë presim më.”

Vlerësim Apolonisë: “Apoloninë, edhe po të mos kishte këto rezultatet pozitive, do ta vlerësonim maksimalisht. Kanë objektivat e tyre, por shohim veten tonë. Duam të kthehemi te fitorja, pasi jemi një skuadër e ndërtuar për të ecur përpara.”

Përforcimet: “Kemi biseduar me disa lojtarë cilësorë, por nuk vijnë dot për momentin. Mendoj që do marrim maksimumin në këtë ndeshje, por pa e nënvlerësuar Apoloninë.”

Barazimi s’është opsion: “Nuk shkojmë për të barazuar me Apoloninë. Me Vllazninë mund të ishte normal një barazim, pasi luanim me ekipin kryesues të kampionatit. Nuk e mendojmë fare barazimin.”

Titulli: “Ne nuk jemi dorëzuar për objektivat. Pikët aty janë, kuptohet që nuk duhet ta përmendim titullin për momentin. E rëndësishme është të dalim nga kriza dhe t’i shohim gjërat dalëngadalë në vazhdim. Do të shikojmë në lidhje me ndryshimet. Kemi provuar module dhe lojtarë të ndryshëm. Nuk kemi mungesa, gjenda fizike e lojtarëve është e mirë. Janë të gatshëm dhe besoj se do të japin maksimumin.”









Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us