Qeveria e miratoi planin! Fillon shpërndarja e administratorëve

Qeveria e miratoi planin! Fillon shpërndarja e administratorëve






Në seancën e pasdites, Qeveria miratoi informacionin me Propozim-Planin për punësim të nëpunësve administrativë të pasistemuar nga Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Mes Bashkësive, të punësuar përmes programit K5. Në planin që u miratua sot, janë përfshirë 1.349 të punësuar të cilët do të shpërndahen në vende pune konkrete në 237 institucione.

Qëllimi i Planit është që të punësuarit të vendosen në institucionet e sektorit publik në vendin pune për të cilin nëpunësi plotëson kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në aktin për sistemimin e vendeve të punës në institucionin në të cilin do të punojë.

Gjatë përpilimit të planit merret në konsideratë gjendja aktuale e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të bashkësive etnike në institucionet që duhet të marrin nëpunës, nevoja për rritjen e numrit të burimeve njerëzore në institucionet përkatëse, si dhe vendet e lira të punës në ato institucione.

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi lajmëroi se në ditët në vijim do të fillojë zbatimi i këtij plani.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us