Largimet nga LSI, Meta: Partitë të promovojnë figura të pakonsumuara


Presidenti Ilir Meta në një bashkëbisedim me gazetarët në qytetin e Vlorës, nuk ka dashur të komentojë largimet e disa figurave nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por ai theksoi se u sugjeronte forcave politike që të promovonin figura të reja.

Nuk është çështja ime, u sugjeroj partive politike të promovojnë figura të reja të pa konsumuara që japin shpresë për të rinjtë për të jetuar këtu dhe jo për të lënë Shqipërinë”, është shprehur Kreu i Shtetit.

Vetëm pak ditë më parë, Nasip Naço bëri publik vendimin për të qenë pjesë e Partisë Socialiste gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Ish-ministri i LSI nuk dha ndonjë arsye për largimin nga forca politike që themeloi bashkë me Metën në vitin 2004. Nasip Naço gjatë organizimeve paraprake të LSI ishte caktuar që të ishte kandidat për deputet në Durrës.

Naço në vitet 2008-2009, ai ka qenë Sekretar Politik i LSI-së, për Qarkun e Beratit ndërsa më pas është zgjedhur deputet i qarkut të Beratit nën siglën e LSI-së dhe në periudhën 2009-2011 ai ushtroi detyrën e Zëvendëskryetarit të Kuvendit.

Në vitet 2011- 2012, ai ushtroi detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Ndërsa në vitin 2013 ai mori postin e ministrit të Drejtësisë, detyrë që e mbajti deri në fund të 2015 kur dha dorëheqjen me argumentin se nuk kishte bashkëpunim mes palëve për reformën në drejtësi dhe u zëvendësua nga Ylli Manjani.

Nga LSI njoftoi largimin edhe ish-deputeti i Beratit, Gledion Rehovica, i cili u largua nga Parlamenti 3 vite më parë për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

27


Etiketa: ,




Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us