Wolves shpërblen Meritan Shabanin me kontratë të re

Wolves shpërblen Meritan Shabanin me kontratë të re



Meritan Shabani fiton një kontratë të re me Wolves në Angli. Mesfushori sulmues me origjinë shqiptare, i cili mbërriti te “ujqit” (fillimisht tek U-23) nga Bayerni i Mynihut në verën e vitit 2019, ka nënshkruar marrëveshjen me kushte të reja financiare dhe të vlefshme deri në vitin 2023, pasi e bindi stafin teknik teksa u stërvit me ekipin e parë.

Shabani ka debutuar me ekipin e parë të Wolves kundër Reading, në Carabao Cup, sezonin e kaluar, por pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar, që e la jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Për Shabanin, drejtori teknik, Scott Sellars, tha: “Meritani është një lojtar me shumë potencial, ai është në stolin e ekipit të parë për momentin dhe ne besojmë se duhet të shpërblehet për qëndrimin dhe angazhimin e tij. Ne e dimë që, fatkeqësisht, pësoi një dëmtimin të rëndë, kur bëri debutimin e tij në ekipin e parë vitin e kaluar, por gjatë periudhës së tij të rehabilitimit, qëndrimi i tij ka qenë fantastik.”

Kujtojmë që Meritan Shabani ka pasaportë gjermane dhe nga viti 2018 ka luajtur në dy ndeshje me Gjermaninë U-20.

 

 



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us