Tjetër afrim në merkato, Teuta firmos me brazilianin që spikati te Luftëtari

Tjetër afrim në merkato, Teuta firmos me brazilianin që spikati te Luftëtari



Klubi i Teutës bën afrimin e dytë në merkaton e janarit, teksa pas sulmuesit veteran Sebino Plaku, sot është prezantuar zyrtarisht edhe mbrojtësi anësor brazilian, Jackson Ferreira Silveiro.

Ky i fundit është një njohës i mirë i Kategorisë Superiore, pasi ka luajtur më herët me fanellën e Luftëtarit të Gjirokastrës, duke spikatur me performancën e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Së fundi Ferreira ka qenë pjesë e Gjilanit ne IPKO Superligën e Kosovës, ndërsa sot firmosi një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit me Teutën dhe bëri edhe prezantimin zyrtar në ambientet e klubit durrsak.

Jackson Ferreira pritet të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Edi Martini dhe të udhëtojë me skuadrën edhe të mërkurën drejt Kamzës, për transfertën ndaj krutanëve të Kastriotit.

Me brazilianin, pritet të shtohet konkurrenca në krahët e mbrojtjes, pasi në ato pozicione klubi i Teutës kishte vetëm dyshen Kouros-Todorovski, të cilët kanë përballuar të gjithë ngarkesën e një sezoni mjaft intensiv si ky i këtij viti, ku po luhet çdo tri ditë.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us