Përfundon seanca/ Marrëveshja me Pfizer, kuvendi miraton tre aktet normative

Përfundon seanca/ Marrëveshja me Pfizer, kuvendi miraton tre aktet normative


Kuvendi ka miratuar Aktin Normativ për marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin me vaksinën Pfizer. Të treja 3 aktet normative kanë marrë 94 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.

Kjo marrëveshje i hap rrugën dërgesës së parë të vaksinave nga Pfizer në Shqipëri, ndërsa vaksinimi në Shqipëri ka tashmë 1 javë që ka filluar, pasi na u dhuruan 975 vaksina nga një vend i BE, emri i të cilit nuk bëhet publik.

Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se : “Me votimin sot hapet rruga për të marrë sipas marrëveshjes, kur kam thënë se doza e parë do vijë brenda janarit, dhe pastaj do marrim të gjithë sasinë e dakordësuar dhe mund të porosisim një sasi tjetër edhe direkt nga Pfizer.

Ne jemi të përgatitur. Qëndra e vaksinimit në Tiranë është hapur dhe po funksionon, të shtrihet në Shkodër, Vlorë e më tej që aksesi jo vetëm i njerëzve të shëndetësisë por dhe i moshave të tjera të jetë sa më i lehtë.

Pastaj në proces do bëhet degëzimi i gjithë linjave të infrastrukturës së vaksinimin për ta çuar në Çdo qark që të realizojmë skenarin ambicioz për 14 muaj. Vaksinimi ka dy efekte, ai i drejtpërdrejtë të personi dhe këputja e zinxhirit”, tha Rama.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us