NBA, fitojnë Clippers e Jazz, Doncic nuk mjafton për Mavericks!

NBA, fitojnë Clippers e Jazz, Doncic nuk mjafton për Mavericks!



Los Angeles Clippers nuk ndalet më në Nba. Skuadra kaliforniane siguroi fitoren e 4-t radhazi pasi mposhti me rezultatin e thellë 129-96 Indiana Pacers në një ndeshje të dominuar që në periodën e parë nga formacioni i Tyron Lue. Diferencën në këtë duel e bëri loja e mirë në grup e Clippers me plot 7 basktebollistë të skuadrës kaliforniane që kapën një kuotë pikësh me dy shifra. Paul George dhe Marcus Morris realizuan nga 20 pikë në këtë sfidë ndërkohë që Kaëhi Leonard e mbylli ndeshjen me 17 pikë. Vijon momenti i artë edhe për Utah Jazz që triumfoi brenda në Pepsi Center të Colorados me rezultatin 109-105.

Nikola Jokic i cili iu afrua shumë një tjetër triple-double duke shkëlqyer me 35 pikë 14 rebound dhe 9 asiste nuk mjaftoi për të evituar humbjen e Denverit, ndërkohë që për Nuggets spikati edhe kanadezi Jamal Murray me 30 pikë të realizuara. U rikthye te suksesi pas 5 humbjesh rresht New Orleans Pelicans që triumfoi në transfertën ndaj Sacramento Kings me rezultatin 128-123. 43 pikë 4 rikuperime poshtë tabelës dhe 13 asiste nga Fox nuk i mjaftuan skuadrës kaliforniane që u thye në shtëpi, ndërsa për Pelicans spikati Williamson me 31 pikë. Një humbje surprizuese regjistroi Dallas Mavericks që u mposht brenda në American Airlines Center me rezultatin e thellë 101-117 nga Chicago Bulls. Thjeshtë monstruoz, Luka Doncic që e mbylli ndeshjen me 36 pikë 15 rebound dhe 16 asiste por i vetëm nuk mund të bënte asgjë për të evituar disfatën e Mavericks.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us