Skënderbeu frymëzoi breza të tërë shqiptarësh në luftën për liri dhe pavarësi

Skënderbeu frymëzoi breza të tërë shqiptarësh në luftën për liri dhe pavarësi


Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë se heroi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është shëmbëlltyra dhe fryma kombëtare, që ka vendosur themelet e ekzistencës së përhershme të projektit politik kombëtar të popullit tonë.

Hoxhaj ka theksuar se Skënderbeu vazhdon të personifikojë bashkimin kombëtar dhe rrugën tonë të përbashkët properëndimore.

“Simboli i unifikimit të popullit shqiptar, Skënderbeu, ka frymëzuar breza të tërë shqiptarësh në luftën për liri dhe pavarësi. Kujtimi për të vazhdon të jetë i gjallë dhe mbetet përherë burim frymëzimi për të gjithë ne edhe në ditët e sotme”.

“Pas epokës së lavdishme të Skënderbeut, projekti i tij politik ka vazhduar të jetë më i gjallë se kurrë, që nga Lidhja e Prizrenit, vazhdoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, dhe u përmbyll më 1999 me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të bashkuar për zhvillim e me qëllim integrimin në rangun e barabartë mes popujve dhe kombeve evropianë, ne duhet ta rimëkëmbim Kosovën, që historia e saj të na bëjë krenarë, ndërsa e ardhmja e saj të na hapë perspektive. Skënderbeu, vazhdon të personifikojë bashkimin kombëtar dhe rrugën tonë të përbashkët properëndimore”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us