Mandzukic do të bëhet “Djall”, të hënën vizitat mjekësore

Mandzukic do të bëhet “Djall”, të hënën vizitat mjekësore



Milani e ka vendosur, do të jetë Mario Mandzukic sulmuesi i ri në dispozicion të Stefano Piolit. Klubi kuqezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin kroat e tashmë kanë mbetur vetëm detajet e fundit për ta rikthyer ish-sulmuesin e Juventusit në Serinë A.

34-vjeçari do të nënshkruajë kontratë gjashtëmujore, me një mundësi të mëtejshme për të rinovuar në bazë të numrit të paraqitjeve deri në qershor. Mandzukic duhet të zbarkojë në Milano këtë të diel për të nënshkruar kontratën me ekipin e tij të dytë italian (ka fituar gjithçka me Juventusin në Itali dhe ka arritur deri në finale të Championsit, që e humbi ndaj Real Madridit).

Skuadra kuqezi, në fakt, synon përforcime edhe në mbrojtje, teksa objektivi kryesor është Tomori i Chelsea-t, ndërsa goditja e parë ishte Meite nga Torino.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us