Interpelanca për Dimitrovin, në rend ditë të hënën

Interpelanca për Dimitrovin, në rend ditë të hënën


Interpelanca për zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov është në rend dite në seancën parlamentare të së hënës por akoma larg shqyrtimit për shkak të agjendës së ngjeshur. Në seancën e 30, ajo është pika e 53 e rendit të ditës. Para deputetëve, Dimitrov do të ketë mundësinë të japë argumentet e tij kundër interpelancës së ngritur për të nga ana e VMRO-DPMNE-së. Duke e komentuar atë kohë më parë, Dimitrov e kishte cilësuar për përpjekje për të krijuar përçarje brenda Qeverisë.

“Përpjekja e dëshpëruar për krijimin e përçarjes së brendshme në Qeveri shkon më larg se programi politik dhe beteja e tyre kundër nesh si kundërshtarë politik. Në këtë ndërthurje historike dhe në këtë kontekst, ky është sulm direkt ndaj vetë shtetit dhe institucioneve të tij si shtylla dhe bartës të suverenitetit”, tha Nikolla Dimitrov, zëvendëskryeministër për çështje evropiane.

Interpelanca, sipas VMRO-DPMNE-së, është hapi i parë drejt strategjisë së re për të kundërshtuar politikat e pushtetit të cilat i cilësojnë si të gabuara. Paralajmërimin e bëri kreu i opozitës Hristijan Mickoski.

“Të gjitha ata që presin që të veprojmë me emocione dhe të sillemi si në cirk në skenën politike, kjo nuk i shkon VMRO-DPMNE-së. VMRO-DPMNE-ja është parti shtetformuese, akoma i interesojnë interesat shtetërore dhe të qytetarëve. Në periudhën që vjen, opinioni dhe qytetarët do të jenë dëshmitarë për hapat që do të ndërmarrim. Hapi i parë ishte interpelanca për Dimitrovin”, pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Arsyet e opozitës për këtë interpelancë janë, siç elaborojnë ata, mosrespektimi i Kuvendit nga ana e Dimitrovit i cili nuk ka marrë pjesë kur është ftuar në seancat e komisioneve, mossuksesi i tij në 100 ditët e kaluara si dhe pasiviteti i Sekretariatit për Çështje Evropiane.

Kjo nuk është interpelanca e parë për Dimitrovin në pozitën e anëtarit të ekzekutivit. Opozita të njëjtën gjë ndaj tij e bëri edhe në vitin 2019 por ajo nuk u miratua./ALSAT



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us