Gara që nuk shpërfaq forcën reale të partive politike – Ora Info

Gara që nuk shpërfaq forcën reale të partive politike – Ora Info


Jemi mësuar të dëgjojmë opinione e analiza se zgjedhjet lokale janë barometër i fuqisë së subjekteve politike në nivel vendi. Në shumicën e rasteve ky nuk është një tregues i saktë, sepse historia elektorale nëpër vende të ndryshme ka vënë në pahpër shpërputhje të mëdha midis rezultateve të zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare, të mbajtura në jo më shumë se një vit diferencë.

Matja bëhet edhe më e pasaktë kur bëhet fjalë për një komunë të vetme, siçmundtë jetë Podujeva në rastin konkret, ngase në këtë rrethanëKomuna e Mitrovicës së Veriut nuk ka ndonjë relevancë.

Secili lokalitet ka specifikat e veta dhe për më tepër Podujeva është fare e veçantë në këtë mes. Sido qe të jetë, ndikimi i qendrës nuk do të jetë i vogël dhe për këtëekzsitojnë një varg faktorësh.

Në një situatë kaotike në nivelin lokal, e veçmas në atë qendror, çdo parashikim për rezultatin e zgjedhjeve të së dielës hyn në terrenin spekulativ dhe përmban marzhë të madhe gabimi, ngase për të arritur deri aty duhet të kalohet nëpër shumë të panjohura.

LDK, e cila mban pushtetin prej 20 vjetësh në këtë komunë, hyn në garë nga supremaciapushtetare, ku, më tepër se kandidati zyrtar,NexhmiRudari, në pyetje është ish-kryetari Agim Veliu, ‘i deleguar’ në qeverinë qendrore dhe protagonist e një zhvillimi dramatik gjatë këtij viti, siç ishte rënia e qeverisë Kurti.

Dramacitetin kësaj gare ia shton njëri nga kundërkandidatët e Rudarit, Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes, deri në vitet e fundit krah i djathtë i tij dhe vartës i ish-kryetarit të komunës e ministrit aktual të Punëve të Brendshme.

Përderisa orientimi retorik i Rudarit është i lehtë, ngase thirret në ‘vazhdimësinë e punëve të mira në komunë’, edhe pse matësi real i tyre do të jenë qytetarët më 29 nëntor, pozicioni i Bulliqitnë anën tjetër është më i vështirë, ngase, në sytë e qytetarëve, shkëputja nga LDK dhe qeverisja e saj, si njëri ndër protagonistët kryesor të saj, nuk është gjithaq e lehtë.

Më të pazakontë këtë situatë e bën edhe fakti që përreth një ish-funksionari të LDK-së tani shohim personalitete të njohura të LPK-së e LKÇK-së së dikurshme nga rajoni i Llapit, siçështë Fatmir Humolli.

Në tërë këtë vorbull zgjedhore kemi dhe kandidatin e PDK-së, NaimFetahun, një test ky jo i vogël për partinë e tij, pas zhvillimeve të fundit në lidershipin e saj.

Pa kryetarin Kadri Veselin dhe pa liderin historik, Hashim Thaçin, për më tepër me pozicion opozitar në qendër, për PDK-në kjo garë do të jetë një sfidë serioze.

Megjithatë, për kandidatin Fetahu kjo situatë edhe mund të ketë favoret e veta. Kur forcës mobilizuese të tij, të njohur edhe më parë në garë zgjedhore lokale, i shtohet edhe reagimi i mundshëm emocional i elektoratit përtej atij të PDK-së, i japin atij premisë për një rezultat ndoshta përtej parashikimeve të tij. Aq më tepër që dy kundëkandidatët e tij burojnë nga i njëjti brumë politik dhe Fetahu mbetet kandidati i vetëm përfaqësues i gjithë elektoratit të krahut të luftës.

Është e qartë që tani se raundi i parë nuk mund t’i sjell Podujevës kryetarin e saj, ndërsa rezultati i balotazhitdo të jetë edhe produkt i marrëveshjeve midis partive të ndryshme.

Sido që të jetë, përderisa rezultati në këtë komunë nuk do të shpërfaqë forcën reale të subjekteve politike në nivel qendror, sado që partitë mund të thirren në këtë, kjo nuk do të thotë se do të jetë fare pa efekt në zhvillimet politike në Prishtinë.





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us