Turmat në Zelandën e Re ngjeshen si sardele në koncertin e parë që prej lirisë nga Covid (Fotot)

Turmat në Zelandën e Re ngjeshen si sardele në koncertin e parë që prej lirisë nga Covid (Fotot)


Turmat e dashamirësve të muzikës ishin ngjeshur si sardele dje në Zelandën e Re, në koncertin më të madh që prej relaksimit të rregullave kufizuese të Covid-19.

Mijëra njerëz ndoqën performancën e grupit Six60 në stadiumin Waitangi që ishte shfaqja më e madhe në ambjent të hapur që prej izolimit të pandemisë.

Fansat ishin mbledhur para skenës në imazhe që i kujtonin botës atë që ishte para epokës së  Covid-19.

Të rinjtë pa maska ngjesheshin pas njëri-tjetrit dhe të tjerë këndonin më zë në skenat e pazakonta përtej oqeanit.

Këngëtari Chris Mac i Six60 madje bënte shaka me turmën për humbjen e disancimit social, teksa njerëzit afroheshin gjithnjë e më shumë.

Zhvillimi vjen teksa alarmi i koronavirusit në Zeandën e Re u ul në Nivelin 1, që është masa minimale.

Deri në 15 janar, vendi ka pasur vetëm 76 raste aktive të sëmudjes, duke arritur në një totale prej 2,246 raste që prej nisjes së epidemisë.

Vendasit nuk janë të detyrua të ruajnë distancë sociale.

Por ata duhet të mbajnë maska në transportin publik dhe në fluturimet e brendshme në Zelandën e re.