PSV-ja rikthehet te fitorja me goleadë!

PSV-ja rikthehet te fitorja me goleadë!



Fitore spektakolare e PSV Eindhoven në javën e 17-të të Eredivisies me skuadrën e trajnerit Roger Schmitd që hodhi menjëherë pas krahëve disfatën ndaj AZ Alkmaar duke triumfuar me rezultatin 3-5 në transfertën e Rotterdamit ndaj Spartas. Goli i shpejtë i Smeets pas vetëm 4 mintuash ishte thjeshtë një iluzion për Spartan pasi që nga ky moment sfida foli e gjitha për miqtë që shënuan 4-herë. Braziliani i talentuar Mauro Junior barazoi rezultatin në pjesën e parë ndërsa në fillimin e së dytës Malen dhe Madueke i çuan shifrat në 1-3. Fitoren e skuadrës nga Eindhoveni e vulosi mbrojtësi gjerman Philip Max me golin e 1-4 në minutën e 71-të, por vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutat 75 dhe 87 realizuan dy herë me Gravenberch dhe Kharchouch me penallti duke rihapur sfidën për vetëm pak çaste, pasi në minutat shtesë Malen shënoi edhe të 5-in për PSV-në që falë këtij suksesi u ngjit në kuotën e 37 pikëve, 1 më pak se Ajaxi kryesues që do të zbresë në fushë të dielën.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us