OKB: Migrantët ndërkombëtarë përbëjnë rreth 3.6 për qind të popullsisë së botës

OKB: Migrantët ndërkombëtarë përbëjnë rreth 3.6 për qind të popullsisë së botës


Migrimi ndërkombëtar ka qenë “i fuqishëm” në dy dekadat e fundit, duke arritur në rreth 281 milionë deri në fund të vitit 2020, apo 3.6 për qind të popullsisë së botës, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.

Megjithatë, vlerësimet paraprake sugjerojnë se pandemia e koronavirusit mund ta ketë ngadalësuar trendin e migrimit vitin e kaluar me rreth 2 milionë.

OKB-ja vlerëson se janë 281 milionë migrantë ndërkombëtarë, krahasuar me 173 milionë sa ishin më 2000 dhe 221 milionë në vitin 2010.

Në raportin e OKB-së thuhet se migrimi është pjesë e botës së globalizuar dhe tregon se si pandemia e koronavirusit ka ndikuar në jetën e miliona migrantëve, familjet e të cilëve varen nga remitencat.

Sipas projeksioneve të Bankës Botërore, pandemia ka zvogëluar dërgesat e parave në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme me 78 miliardë dollarë apo 14 për qind.

OKB-ja tha se strategjitë kombëtare dhe bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë i nevojshëm që të zbuten efektet e kësaj humbjeje të remitencave.

Raporti i OKB-së vë në pah se dy e treta e të gjithë migrantëve ndërkombëtarë jetojnë në vetëm 20 shtete. Shtetet e Bashkuara kanë më shumë migrantë se çdo vend tjetër në botë – 51 milionë më 2020 apo 18 për qind e të gjithë migrantëve në mbarë botën.

Gjermania është vendi i dytë me numrin më të lartë të migrantëve me rreth 16 milionë, pasuar nga Arabia Saudite me 13 milionë, Rusia me 12 milionë dhe Mbretëria e Bashkuar me 9 milionë.

India është shteti me diasporën më të madhe më 2020 apo rreth 18 milionë njerëz nga India që jetojnë jashtë vendit. Shtetet e tjera që kanë komunitete të mëdha transncionale përfshin Meksikën dhe Rusinë me 11 milionë secila, pasuar nga Kina me 10 milionë dhe Siria me 8 milionë.

Sipas rajoneve, numri më i madh i migrantëve ndërkombëtarë më 2020 ishin në Evropë apo 87 milionë.

Raporti i OKB-së po ashtu tregon se 12 për qind e migrantëve ndërkombëtarë janë refugjatë, që përbën rritje prej 9.5 për qind krahasuar me shifrat në vitin 2020.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us