Britani/ Burri rrëfen si humbi gruan nga Covid-19: E shoqëroja në tualet, kollitej dhe i binte të fiktë, ja fjalët e fundit që më tha

Britani/ Burri rrëfen si humbi gruan nga Covid-19: E shoqëroja në tualet, kollitej dhe i binte të fiktë, ja fjalët e fundit që më tha


Një grua në Britaninë e Madhe ka humbur jetën disa ditë pasi rezultoi pozitive ndaj koronavirusit ndërsa kishte vetëm kollë. Bashkëshorti i saj ka rrëfyer se si gruaja e tij, Helen, 54 vjeçe, me të cilën gëzonte 4 fëmijë, nuk arriti ti mbijetonte sëmundjes.

Gruaja ndërroi jetë më 30 Dhjetor, vetëm dy ditë pasi ishte shtruar në spital. Në një intervistë për ‘Wales’, Rob Hurley rrëfeu historinë e trishtë duke thënë: “Gjërat u përkeqësuan nga dita në ditë. Erdhi një moment kur e shoqëroja në tualet, kollitej dhe më pas i binte të fikët.

Kur e ktheva në dhomë, i thashë që duhet të merrnim një ambulancë. Ajo ishte e tmerruar vetëm nga ideja se duhet të shkonte në spital”.

Një ditë pasi u shtrua në spital, mjekët i thanë Rob se Helen kishte nevojë të futej në kujdes intensiv dhe vendosi të pranonte për të mbajtur gjallë partneren e tij. “I thashë Helen se do të bëjnë më të mirën për ty dhe ajo pranoi. I thamë njëri-tjetrit ‘të dua’ dhe këto ishin fjalët e fundit që folëm”, rrëfeu Rob i trishtuar.

Ai së bashku me tre fëmijët, Kyle, Carly dhe Caitlin falenderuan stafin mjekësor të kujdesit intensiv që qëndruan pranë Helen deri në momentin e fundit.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us