SHBA, pothuajse 400.000 persona kanë humbur jetën nga COVID-19

SHBA, pothuajse 400.000 persona kanë humbur jetën nga COVID-19


Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 398.185, prej të cilëve 4.150 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur me 238.051 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 23.862.185.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 14,1 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 279 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,88 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 40.448 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,53 milionë raste dhe Brazili me mbi 8,32 milionë.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us