Zhgënjen PSV-ja, Alkmaari e mposht në “Philips Stadion”

Zhgënjen PSV-ja, Alkmaari e mposht në “Philips Stadion”


Vetëm pak ditë pasi i rrëmbeu barazimin Ajaxit në Amsterdam, PSV Eindhoveni zhgënjei në sfidën e shtëpisë përballë Alkmaarit. Skuadra e drejtuar nga gjermani Shmidt u mposht 1-3 në “Philips Stadion”, ku u dorëzua që në pjesën e parë.

Teun Koopmeiners i dha epërsinë me 11-mëtërsh skuadrës mike (31’) para se të shënonte të dytin vetëm tetë minuta më vonë (39’).

Eindhoveni hapi ndeshjen në minutën e 50-të me golin e Max, por në të 90-tën mori goditjen përfundimtare nga Stengs. Ajaxi ka shansin që të shkëputet në krye me një fitore të mundshme ndaj Twentes këtë të enjte.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us