Trajneri i Barcelonës thotë se nuk e njeh Prishtinën

Trajneri i Barcelonës thotë se nuk e njeh Prishtinën


Prishtina do të zhvillojë ndeshje historike kundër Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve në futsall.

Katalunasit janë kampion aktual dhe favorit për të kaluar në 1/8-tën e finales.

Të enjtën, Barça ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes. Trajneri Andreu Plaza theksoi se nuk ka shumë informacione për Prishtinën.

“Prishtina është një rival gjysmë i panjohur. Ligën e Kosovës nuk mund ta ndjekësh rregullisht sepse nuk ka mbulim televiziv. Ne do të takojmë një ekip dhe disa lojtarë që nuk i njohim, por ne mendojmë për veten dhe e dimë çfarë duam. Rivali nuk ka shumë rëndësi për ne, pasi kushdo që është ne e bëjmë punën tonë” deklaroi Plaza.

Takimi Barcelona – Prishtina zhvillohet të premten nga ora 18:30 dhe transmetohet në Klan Kosova.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us