Te Bayerni nuk e pranojnë eliminimin nga Kupa, Muller debaton me gazetaren!

Te Bayerni nuk e pranojnë eliminimin nga Kupa, Muller debaton me gazetaren!



Te Bayerni nuk e kanë pritur aspak mirë eliminimin nga Kupa e Gjermanisë nga skuadra e Bundesligës së dytë Holstein Kiel. Pas ndeshjes për mediet foli sulmuesi i kampionëve të Europës, Thomas Muller. Gjermani ishte shumë i zhgënjyer për rezultatin e ndeshjes dhe këtë e reflektoi qartë edhe në intervistë, ku për një moment debatoi edhe me gazetaren, intervistë që bëri xhiron e mediave ndërkombëtare.

“Ju më pyesni se çfarë mendoj tani, por nëse ju qeshni, si mund të përgjigjem?” Më pas gazetarja iu përgjigj se nuk po qeshte, duke u munduar të shuajë “zjarrin”. “Unë nuk po qesh. E kuptoj momentin tuaj, por nuk po qesh”, tha ajo.

Por Muller këmbënguli. “Sigurisht që po qesh. Po, po, e bëre”, u shpreh Muller, që pas pak çastesh e mbylli intervistën dhe iu drejtua dhomave të zhveshjes.

Bayerni ka fituar dy edicionet e fundit të Kupës së Gjermanisë dhe është skuadra rekordmene në këtë kompeticion dhe ky eliminim nga Holstein Kiel i heq mundësinë skuadrës së Flick për të përsëritur sukseset e sezonit të kaluar.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us