Spitali i premtuar për tre muaj/ Rama tregon në “Open” si e “sfidoi” Erdogan: Po më tregonte për spitalin në Stamboll, unë bëra pjesën time

Spitali i premtuar për tre muaj/ Rama tregon në “Open” si e “sfidoi” Erdogan: Po më tregonte për spitalin në Stamboll, unë bëra pjesën time


Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin Open në Top Channel ka folur rreth vizitës së tij në Turqi ku u prit me protokollet më të larta të shtetit të Turqisë.

Rama ka shpjeguar edhe marrëveshjet që ka nënshkruar në Turqi me presidentin Erdogan. Sipas tij këto marrëveshje do të transferojnë logjistikën me Turqinë.

Kryeministri është ndalur edhe tek Spitali i premtuar nga Erdogan. Ai ka shpjeguar se po bisedonte me Erdogan për spitalin në Stamboll dhe në bisedime e sipër presidenti Turk i ka premtuar që do ta ndërtojë për tre muaj.

Eni Vasili: Pse gjithë ky entuziazëm nga Turqia për të dhuruar Shqipërisë?

Rama: Politika jonë e jashtme ka marrë reputacion. Në nivelet më të larta. Nuk ka pas më parë të tilla. Po ju them që Erdogan dhe Turqia është në vazhdën e një politike në traditë.

Vasili: Po bën fushatë për ju? Para zgjedhjeve?

Rama: Tek ndërtimi brenda tre muajsh ka një komponent se si funksionon atje. ndërtuesit Turq janë të dytët në botë për shpejtësinë dhe cilësinë e ndërtimit,. Janë një numër i jashtëzakonshëm dhe ai ka kërkuar gjithmonë të bëhen shpejt. Është një spital i premtuar edhe nga unë, por dilte shumë i shtrenjtë për mundësitë tona. Më tregoi spitalin  e Stambollit e ndërtuar me dy muaj. Aty unë bëra pjesën time për shpejtësinë dhe më tha se do e bëjmë për tre muaj. Se nuk do jetë me parafabrikat dhe do ketë shërbimet të gjitha që duhen. Ndërsa ai i Stambollit është spital Covid.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us