Skandali i ryshfetit në spitalin COVID, Rama: Kembanë alarmi që të mos veproni në atë mënyrë

Skandali i ryshfetit në spitalin COVID, Rama: Kembanë alarmi që të mos veproni në atë mënyrë


Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në qendrën e re Shëndetësore Nr.1 në Tiranë ka komentuar rastin e skandalit te sanitares Tire Alldervishi, e cila u la në burg ditën e sotme.

Ai ka falënderuar punën e gazetarëve investigativë të cilët zbuluan rastin, ku sanitarja i mori 800 mijë lekë vajzës së një pacienteje me COVID duke u shtirur si  infermiere. Rama tha se kjo është një kembanë alarmi që qytetarët të mos ndjekin rrugë të tilla veprimi, por të besojnë në masat e marra dhe kujdesin nga qeveria.

“Më vjen keq nga historia e sanitares sepse përbalt figurën e mjekëve dhe infermierëve. E gjitha që më ka ngrohur është puna e bërë nga gazetarët investigativë sepse kanë nxjerrë në pah një llum tejet të papërtypshëm dhe nuk kanë provuar përkundrazi me gjithë investigimin e tyre nuk ka rezultuar që ky të ishte një zinxhir. Një kembanë alarmi që njerëzit të mos ndjekin rrugë të tilla. Ne e dimë vetë që nuk ka pyll pa derra dhe të mos gjenden fundërrina të tilla që mund të jenë edhe mjekë. Juve jeni më të ekspozuarit dhe jo vetëm që nuk keni lënë njeri rrugëve sado që kjo flamë nuk pyet për asgjë. Të gjitha këto ndryshime që po bëhen…edhe në këtë aspekt do të ketë ndryshime. Jemi në diskutim për të kaluar në një sistem tjetër. Gjithë problemet e ryshfetit janë zgjidhur me sistem, do të arrijmë ta çojmë në një nivel më të konsoliduar”, tha Rama.

Qendra nr.1 tashmë është pjesë e 300 qendrave të reja me standarde evropiane sipas kryeministrit.

“Qendra e Re Shëndetësore Nr.1, Tiranë – Një tjetër qendër shëndetësore e transformuar rrënjësisht në zinxhirin e 300 qendrave të reja shëndetësore me standarde evropiane, në vend të karakatinave 50 e 60 vjeçare ku personeli shëndetësor dhe qytetarët, vuanin bashkarisht mungesën e kushteve dhe një mesazh mbi aktin e shëmtuar të sanitares së ekspozuar nga gazetarët investigativë të emisionit STOP, të cilët meritojnë falenderim e respekt për kontributin e tyre në prangosjen e një personazhi të turpshëm, që në asnjë mënyrë nuk mundet ta përbaltë trupën e denjë të bluzave tona të bardha – çdo pyll ka derrat e vet, po kurrësesi ata që abuzojnë me bluzën e bardhë nuk janë shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierëve të përkushtuar shqiptarë”, tha Rama.

 

 


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us