Sanitarja mashtroi një shtetase dhe i mori 8 milionë lekë në spital, Gjykata thirrje Prokurorisë të thellojë më tej hetimet! – Balkanweb.com

Sanitarja mashtroi një shtetase dhe i mori 8 milionë lekë në spital, Gjykata thirrje Prokurorisë të thellojë më tej hetimet! – Balkanweb.com


TIRANË

Tire Alldervishi, 58 vjeçe, e akuzuar për mashtrimin e një pacienteje në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, duke i marrë 8 milionë lekë të vjetra, në këmbim të “shërimit” të nënës së saj, ka dalë sot përpara gjykatës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se për punët e spitalit, ka pasur edhe më parë, kritika për faktin sesi jepet shërbimi në spitalet tona, por këtë herë ka pasur prova për mashtrim të hapur. Ajo shtoi se gjykata i ka bërë thirrje Prokurorisë që të thellojë hetimet.

“Ka pasur kritika edhe më parë për shërbimin në spitalet tona, edhe në ato Covid. Mirëpo, këtë herë kemi një rast abuzimi të hapur, me prova, transm,etuar në media. Në seancë, Alldervishi ka qarë. Avokatët e saj thanë se klientja e tyre ka qenë e infektuar me koronavirus dhe nuk ndihet mirë psikologjikisht.

Ata deklaruan se së shpejti do nxjerrin prova, që do ndryshojnë rrjedhën e ngjarjes. Gjykata nga ana e saj, i ka bërë thirrje Prokurorisë për të thelluar akoma më tej hetimet”, tha gazetarja Lala. Tek “Shefqet Ndroqi” ka pasur madje edhe vetëvrasje. Prokuroria, megjithatë nuk ka arritur në një përfundim të qartë.

Avokatët nuk përcaktuan periudhën se kur Tire Alldervishi është prekur nga Covid-19. Avokatët thanë se Alldervishi është në gjendje të rëndë psikologjike.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us