Rrahmani titullar e Hysaj në stol, Napoli eliminon me vështirësi Empolin

Rrahmani titullar e Hysaj në stol, Napoli eliminon me vështirësi Empolin


Napoli vuajti jo pak përballë Emapolit në stadiumin “Maradona” megjithatë ia doli të kualifikohej në çerekfinale të Kupës së Italisë. 3-2 triumfoi skuadra e drejtuar nga Gattuso, të cilën e pret në fazën tjetër fituesi i çiftit Spezia-Roma.

Kishte ardhur momenti që të aktivizohej mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Hysaj qëndroi gjatë gjithë kohës në stol.

Dy herë arriti Empoli të barazonte rezultatin me shqiptarin me pasaportë zvicërane, Bajrami (33’ dhe 68’), pasi për napolitanët shënuan fillimisht Di Lorenzo (18’) e më pas Lozano (38’). Gjithsesi, në minutën e 77-të Napoli gjeti golin fitues dhe të kualfikimit, që u realizua nga Petagna


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us