Plagosja në Vlorë, autori pa motrën që po zihej me të shoqin, e qëlloi 2 herë


Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri në qytetin e Vlorës, mesditën e sotme.

Mësohet se 25-vjeçari Xhuliano Muço kishte pasur kohët e fundit konflikt me bashkëshorten e tij, dhe se ditëve të fundit ishin ndarë.

Pasi ka parë konfliktin mes të motrës dhe bashkëshortit të saj, autori ka marrë armën e të atit dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të tij, duke e lënë kështu të plagosur.

Autori i ngjarjes është i moshës 15-vjeçare.

Një nga familjarët e vajzës thotë: “E ndau ai tani, tani nuk e dimë, çupa qe te ne. Unë prapë dhëndër e kam. Xhuliano, u nda dy tre ditë me të. Nuk është ndarje ajo. E kam mbesë nusen e Xhulianos. Nuk e di si ndodhi.”

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Partizani, ndërsa 25-vjeçari po merr kujdes shëndetësor në spitalin rajonal të Vlorës.


Etiketa: , ,




Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us