Një bllok i madh dëbore shkëputet nga çatia e pallatit



Si rrallë herë, Spanja po përballet me një valë të ftohti, shoqëruar me reshje të dendura dëbore.

Një banor i një qyteti jashtë kryeqytetit Madrid, në Alcorcon, ka fiksuar me kamerën e tij momentin kur një bllok i madh dëbore shkëputet nga çatia e një pallati.

Ky moment, i kapur në slow motion, është me të vërtetë spektakolar dhe i veçantë për një vend të ngrohtë si Spanja.

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën për shkak të acarit, 2 viktimat e fundit ishin të pastrehë në Barcelonë. Temperatura shkoi deri në -25 gradë celcius në Molina de Aragon dhe Teruel, në malet në lindje të Madridit, duke shënuar kështu natën më të ftohtë të Spanjës, në 20 vitet e fundit.
 



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us